Politike

Riatdhesimi i fëmijëve nga Siria, Lleshaj: S’e kam detyrim ligjor. Po përpiqem për arsye humanitare

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka udhëtuar sërish ne drejtim të Libanit në përpjekje për të riatdhesuar të paktën fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampin Al Hol.

Lleshaj tha se pandemia ka vështirësuar këtë mision dhe foli për shpresa të pakta në realizimin me sukses të këtij misioni.

Megjithatë, ministri i Brendshëm thotë se në Liban në këtë mision nuk është për shkak të detyrimeve ligjore.

"Qan tani kot këtu por je vonë, vajtim i shtirur, unë kam ardhur për arsye humanitare, s’vi se e kam detyrim ligjor", deklaroi Lleshaj gajtë një debati me ish-deputetin e PD, Agron Shehaj në emisionin "Open" në Top Channel.

Lleshaj u shpreh me bindje se shteti ka bërë maksimumin për të rikthyer shqiptarët në Siri dhe për këtë arsye ai ka shkuar për herë të dytë në Liban.

Por, Shehaj e akuzoi se e ka për detyrë ta bëjë një gjë të tillë dhe pse sipas tij i kanë lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.

"Ata janë shtetas shqiptarë ministër, duhen ndihmuar dhe e keni për detyrë t’i ndihmoni", tha Shehaj.

Në kampin Al Hol në Siri, që kontrollohet nga kurdët janë të burgosur rreth 80 mijë ish-luftëtarë të ISIS dhe familjarë të tyre, mes të cilëve edhe të paktën 53 gra dhe fëmijë shqiptarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë