Kombetarja

Shqipëria “kapitullon” nga ajri, i dorëzon vendin e parë Skocisë

Shqipëria humbet 2-0 në “Hamdem Park” dhe i dorëzon kreun e grupit Skocisë, që ka po tre pikë, por ka golaverazh më të mirë dhe e ka mundur në ndeshjen direkte skuadrën e Panuçit. Kuqezinjtë janë goditur me dy gola në pjesën e dytë, i pari autogol nga Berat Gjimshiti, i cili devijoi drejt portës një top të gjuajtur nga Neismith. Sulmuesi i Skocisë shënoi sërish në zhvillimet e një goditje këndi, duke përfituar nga dalja e gabuar e portierit Strakosha. Shqipëria është ndëshkuar nga loja në ajër, që është edhe pika më e fortë e skocezëve dhe ndoshta masat nuk ishin marrë si duhet. Duhet theksuar se pas golit të parë të skocezëve, sulmuesi Bekim Balaj kishte dy mundësi të arta për të barazuar, por i shpërdoroi të dyja. Në të parën gjuajtja e tij u devijua nga portieri skocez, kurse herën e dytë shkodrani gjuajti jashtë.

Trajneri Kristian Panuçi ka surprizuar me formacionin, teksa ka hedhur në fushë nga minuta e parë mesfushorët Sabien Lilaj dhe Emanuele Ndoj, duke lënë jashtë Bashën dhe Hykën. Në prapavijë nuk ndryshoi asgjë, duke i besuar Strakoshës dhe katërshes së mbrojtjes që luajti me Izraelin, me Hysajn, Gjimshitin, Veselin dhe Binakun. Lilaj mori “kompetencat” e Bashës në mesfushë, ku bashkë me korçarin trajneri i kuqezinjve aktivizoi Xhakën, Ndojin dhe Memushajn, nsërsa Gavazaj ishte në mbështetje të Balajt. Shiriti i kapitenit i takoi Elseid Hysajt.

Moment rreziku në portën e Strakoshës

Kuqezinjtë janë paraqitur mirë në 45 minutat e para, duke e përballuar deri diku furinë e skocezëve, të cilët kanë pasur edhe presionin mbi supe. Kombëtarja jonë është mbrojtur me shumë kujdes, duke u rrezikuar vetëm në dy raste. Neismith goditi shtyllën me kokë shumë afër portës dhe më pas shënoi, por ishte në pozicion jashtë loje. Shqipëria ka pasur një mundësi me Memushajn, i cili goditi rrafsh me tokën nga jashtë zonës, por jashtë. Nuk gjeti kuadratin as Lilaj në një tjetër rast, kurse Balaj nuk mundi të kontrollonte saktë një top të bukur të Hysajt në zonë.

Me fillimin e pjesës së dytë, Skocia kaloi në avantazh, e ndihmuar edhe nga fati, pasi Gjimshiti shkaktoi autogol. Trajneri Panuçi ndërkohë kishte hedhur në fushë Prengën në mbrojtje për Gavazajn, duk i dhënë më shumë liri veprimi përpara Binakut. Balaj kishte të gjitha shanset të barazonte, por nuk mundi të finalizonte saktë një kundërsulm shumë të bukur me Xhakën dhe Memushajn. Qendërsulmuesi ynë nuk finalizoi edhe një top të bukur në zonë të Ndojit, përpara se ky i fundit t’i linte vendin sulmuesit Manaj. Më pas erdhi edhe goli i dytë i Skocisë, që u dha fund shpresave të kquezinjve për pikë në këtë ndeshje.

Skocia feston golin e dytë

Në fund, pak minuta lojë edhe për Enea Mihajn, i grumbulluar për herë të parë në Kombëtare nga Panuçi. Shumë i diskutueshëm vendimi i italianit për të mos aktivizuar asnjë minutë mesfushorin Basha, nga më të miorët me Izraelin dhe një lojtar që në të tilla ndeshje është i domosdoshëm. Edhe Hyka nuk luajti asnjë minutë në këtë ndeshje, ku Shqipëria “kapitulloi” nga ajri. Pas dy ndeshjesh, kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë në grup në Ligën e kombeve, me një fitore dhe një barazim. Pas tyre është Izraeli. Në “Hamdem Park” Shqipëria kishte mbështetjen e tifozëve kuqezi, por sërish nuk ia doli të merrte rezultat pozitiv.

Një tifoz special kuqezi në "Hamdem Park"

Skoci-Shqipëri 2-0

Shënues: Gjimshiti 47’ (autogol), Nesmith 67’

Skocia: A.MekGregor, Tierni, Mulgreu, Robertson, Sutar, MekDonald, O’Donell, MekGregor, MekXhin, Neismith, Rusell. Trajner: A.MekLish.

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Veseli (Mihaj 90’), Gjimshiti, Binaku, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Gavazaj (Prenga 46’, Ndoj (Manaj 66’), Balaj. Trajner: K.Panuçi.

Gjyqtar: M.Jug (Slloveni)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë