Analize

Revoltat e njerëzve të thjeshtë që po çojnë drejt një revolucion të ri!

Është e çuditshme se sa lehtë mund të përhapet protesta e taksave të karburantit nga Franca në Belgjikë dhe Holandë. Pa pritur e pa kujtuar revolta e njerëzve të thjeshtë “mbiu” nga vendet europiane në Ballkan, ku mijëra studentë po protestojnë në Shqipëri për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe qindra mijëra të tjerë kanë “ngritur në këmbë” Serbinë duke kërkuar më shumë liri dhe të drejta. Janë pikërisht këto demonstrata që tregojnë pakënaqësinë e madhe të njerëzve të thjeshtë ndaj qeverive të tyre,

Protestat e karburantit në Francë janë kthyer në tubime anti-Macron, duke përfshirë në rrjedhën e tyre edhe studentët, të cilët kanë braktisur prej më shumë se një jave shkollat dhe universitetet. E njëjta situatë paraqitet edhe në Belgjikë dhe Holandë. Protestuesit ankohen se liderët e tyre e udhëheqin vendin si të ishte një korporatë moderne.

Protesta studentore në Tiranë

Ekspertët kanë ngritur prej kohësh alarmin se këto çështje të rëndësishme që prekin njerëzit në jetën e tyre të përditshme po injorohen nga klasa politike. Qytetarët janë të shqetësuar për emigracionin, varfërinë dhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe për fatin e keq të udhëheqësve politikë, këto janë probleme që nuk njohin kufij, këto janë probleme që mund të çojnë drejt makthit të tyre të më errët: një revolucioni të klasës së mesme.

Shumë prej këtyre protestave nuk mund të klasifikohen sipas një drejtimi politik. Qytetarët që u bashkohen këtyre manifestimeve mund të jenë të majtë ose të djathë, por kanë një karakteristikë të përbashkët: Ata janë njerëz në vështirësi.

Këta njerëz mezi përfaqësohen në Europën Perëndimore dhe Juglindore. Mediat i quajnë të dhunshëm, politikanët e djathtë dhe të majtë nuk duket se i dëgjojnë dhe elitat nuk u kushtojnë vëmendje. Ky deficit demokratik çon në një tension që politikanët globalistë nuk janë të aftë ta shohin, pasi janë të përqendruar tek tregtia, marrëdhëniet me BE-në, OKB dhe çështjet ndërkombëtare.

Jelekverdhët i “vënë zjarrin” Parisit”

Në vendet perëndimore nuk pati kurrë referendume për pranimin e qindra mijë refugjatëve, taksat janë bërë më të larta dhe liderët globalistë nuk vënë vendet e tyre në rend të parë, por BE-në.

Në Ballkan dhe Europën Juglindore, klasa e mesme po varfërohet, por kostoja e jetesës po rritet, ndërkohë që elitat po pasurohet. Në rajon është rritur fryma se demokracia dhe liderët aktualë po dështojnë të përmbushin nevojat e popujve të tyre. Pothuajse të gjithë akuzojnë udhëheqësit për afera klienteliste, korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Njërëzit e thjesht duket se mendonin prej kohës, dhe në mënyrë të heshtu, për një revolucion pa dhunë. Nuk ëshë rastësi që pakënaqësia shpërtheu në forma të ndryshme në çdo vend; në Shqipëri ishin studentët, në Francë jelekverdhët, në Hungari, Rumani e Serbia qytetarët që kërkojnë respektimin e lirive demokratike, në Britani ishte Brexit, në Itali u zgjodh një qeveri populiste, në Amerikë votuesit zgjodhën një nacionalist si Trump dhe jo një globaliste si Hillary Clinton, ndërsa në Gjermani Merkel ka marrë dy goditje të njëpasnjëshme nga votuesit.

Le të marrim rastin e Francës: për një rritje të taksave mbi karburantin, “jelekët e verdhë” i vunë zjarrin Parisit. Nga vjen ky zemërim? Sa e justifikojnë këtë tërbim arsyet thjesht financiare dhe sa ndjesia e pamohueshme e përjashtimit që ushqen ajo taksë, metropoli i privilegjeve arrogante që shtyp provincën e “harruar”?

Le të shohim Shtetet e Bashkuara: Donald Trump në fushatën zgjedhore të fundit mund të mburrej dhe ta përdorte si argument rritjen spektakolare të PBB-së amerikane, por në vend të saj zgjodhi të përqendrohej te kërcënimi që sipas tij përfaqësonte karvani i emigrantëve të cilët iu afruan kufirit.

Angela Merkel, Emanuel Macron dhe Donald Trump

Trump e njeh mirë popullin e tij të “njerëzve të harruar”, te i cili frika e pushtimit duket shumë më tepër emocionalisht mobilizuese se suksesi ekonomik, sigurisht e rëndësishme, por më pak vendimtare në “ndezjen e benzinës” kundër botës së privilegjuar të establishmentit: ajo çfarë nuk do të preket kurrë nga presioni i “të mjerëve” të rinj që mblidhen bashkë.

Po në Britani, kush kishte zgjedhur Brexit ndoshta nuk kishte marrë parasysh pasojat negative të ndarjes nga BE-ja. Sigurisht, megjithatë ata u dyndën në masë për të thënë fjalën e tyre me votë kundër fuqisë së Brukselit, me kërcënimin e një ishulli krenar për veten dhe të ngopur me të huajt. Dhe edhe sot, në qoftë se do të votonin sërish, në një referendum të ri me rezultat të ndryshëm nga ai i mëparshmi, një pjesë e madhe e njerëzve, larg nga qendra e shndritshme e Londrës, do të konfirmonte një zgjedhje ekonomikisht shumë të rrezikshme, por të përshkuar me ngrohtësi emocionale.

Le të shikojmë Gjermaninë: çfarë motivimi ekonomik e nxiti Bavarinë e pasur që t’i kthente shpinën Angela Merkel-it?

Thyerja që sot ndan botën në dy popuj- siç shprehet Eric Zemmour teksa komenton kryengritjen e “jelekëve të verdhë”, në “Le Figaro”- në dy kompani, në dy gjuhë, në dy modele të jetës, është një thyerje kulturore, ekzistenciale: ne kundër tyre, bota e periferisë dhe ata që janë instaluar në zemër të pushtetit, të modernitetit të pasanikëve, metropolit kozmopolitan, popullit kundër burokracive, teknokracive dhe eurokracive. Nuk janë thjesht disa cent që i shtohen çmimit të karburantit ajo që ndez zemërimin, por fakti që vendimet i marrin “ata”, që qarkullojnë pa e vrarë mendjen në Paris, në rrugët e biçikletave dhe jo me makinat me naftë për të shoqëruar fëmijët e tyre në shkollë, në zemër të krahinave të varfra, më shumë sesa nga paratë, nga aktiviteti shoqëror; të përzënë nga qendra, edhe ajo e kërcënuar në identitetin e saj. Frika e identitetit të humbur është karburanti i kryengritjes.

“Nuk merren me ne, veçse kur na shtrydhin me taksa”, thonë jelekëtverdhët dhe njerëzit e Salvinit, ndjekësit e rinj të Trumpit që dikur votonin demokratët dhe mbështetësit e një Brexit-i që mund të çojë në tkurrjen e pasurisë angleze. Janë pikërisht të dënuarit me përjashtim kulturor, margjinalizim, mungesë shoqërore që ndihen më të varfër. Është frika e varfërimit më shumë se vetë varfërimi, ai që nxit dhe shtrëngon një klasë të mesme të reduktuar, të rrethuar nga të dënuarit e rinj të tokës që marshojnë me potere për të shkatërruar një identitet gjithnjë e më të paaftë për të mbrojtur veten e tyre: klasën e mesme, jo vetëm jetimët e pafavorizuar të mbrojtur nga shtet i mirëqenies në rënie. Duket sikur tanimë Europa po përgatitet për fillimi i një revolucioni të ri të klasës punëtore….

Burimet: “Voice of Europe”, “Corriere della Sera”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë