Moti

Reshjet e para në Korçë, Dardha zbardhet nga dëbora

Nga Gazeta 'Si'-Zonat malore në juglindje të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Dëbora ka zbardhur disa fshatra të Voskopojës, në Dardhë, si dhe fshatra të Devollit të sipërm.

Probleme në qarkullim paraqiten vetëm në majë të Mashkullores në aksin rrugor Korçë - Panarit, aty ku dhe trashësia e borës ka shkuar deri në 20 cm.

Në akset e tjera rrugore të zonave të përfshira nga dëbora nuk raportohen probleme përsa i përket qarkullimit të mjeteve.

Dëbora ka përfshirë të gjitha zonat malore në lartësitë mbi 1000 m mbi nivelin e detit, duke sjellë uljen e ndjeshme të temperaturave, të cilat kanë shkuar deri në - 4 gradë celsius gjatë natës.

Në Dardhë dhe Voskopojë vijon puna për pastrimin  e rrugës nga dëbora.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë