Lajme

ARRSH: Ja akset e bllokuara

Për shkak të reshjeve intensive të dëborës, situata paraqitet e vështirë në disa akse kombëtare.
Gjendja e rrjetit rrugor dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve paraqiten si më poshtë:
Në Rajonin Verior Shkodër: Gjatë natës e deri më tani ka pasur reshje dëbore me intensitet.
Kontraktorët kanë bërë pastrimin dhe trajtimin me kripë të gjithë segmenteve rrugore. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në akset Kukës-Bushtricë dhe Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Laç-Koman, Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm.
Në segmentin Skuraj-Burrel-Klos-Bulqizë-Peshkopi aktualisht lëvizja e mjeteve kryhet pa zinxhirë, por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave të borës, pasi reshjet po intensifikohen.
Në rrugën Ura e Çerenecit-Steblevë po punohet me borëpastruese dhe fadroma për pastrimin e rrugës dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë vetëm në pjesën fundore.
Në segmentet e mëposhtme qarkullimi kryhet me zinxhirë:
Qafë Mali-Fierzë (ka reshje me intensitet, rreth 20 cm borë), Qafë Qele-Puke -Fushe Arrëz-Kukës, Shkodër-Hani i Hotit dhe Ura e Topojanit-Dogana Bllatë. Firmat e mirëmbajtjes po punojnë intensivisht me borëpastruese e trajtim me kripë për pastrimin total të këtyre segmenteve.
Në Rajonin Qendror Tiranë:
Gjatë natës dhe tani ka reshje shiu dhe bore. Në akset e Dajtit po punohet nga kontraktori për pastrim dhe trajtim me kripë. Segmenti Qafë Priskë-Qafë Mollë-Shëngjergj, Trau Dajt-Teleferik qarkullohet me zinxhirë. Reshje të dobëta ka pasur në Gjinar dhe Steblevë. Po punohet intensivisht për pastrimin e akseve. Deri tani nuk ka probleme. Në Librazhd-Qafë Thanë ka pasur reshje me intensitet. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në Rajonin Jugor: Në qarqet Korçë dhe Gjirokastër ka reshje me intensitet të lartë. Në akset e Korçës trashësia e borës shkon rreth 20 cm. Në akset e Dardhës, Voskopojës, Korçës-Qafë Qarri-Erseke, Liqenas-Dogana Goricë, qarkullohen me zinxhirë. Aksi kryesor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Kapshticë, qarkullohet me zinxhirë.
Edhe segmentet Tepelenw-Dorez -Qafë Dushk dhe Sevaster-Kalivac, Përmet-Carshovë, Ura e Leklit-Këlcyrë, Jorgucat-Muzinë-Syri i Kaltër, Gjirokastër-Tepelenë dhe Gjirokastër Kakavijë qarkullohet vetëm me zinxhirë. Rruga Dukat-Llogara-Sarande është e hapur dhe qarkullohet pa zinxhirë.

Probleme raportohen edhe në Rrugën e Kombit, ku ka prani të dendur të akullit në rrugë. Drejtuesit e mjeteve raportojnë se nuk është ndërhyrë ende me hedhjen e kripës, sidomos pranë pikave doganore.

https://www.facebook.com/thurje/videos/2193264254326115/


Në fund, ARRSH bën me dije se moti do të përkeqësohet dhe u bën apel përdoruesve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor.
“Sipas parashikimit meteorologjik moti do të përkeqësohet, do ju njoftojmë herë pas here për ndryshimin e gjendjeve të akseve kryesore. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhirë në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë