Moti

Reshje të pakta shiu, temperaturat sërish në rënie

Dita e sotme do të dominohet nga mot me vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonën veriperëndimore, ndërsa jugu dhe juglindja do të jetë me kthjellime dhe vranësira.

Temperaturat pësuan rënie: Zona malore 4/17 gradë celsius, zona e ulët 9/22 gradë celsius, zona pranë bregdetit 11/22 gradë celsius.

Dita e diel parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në Jug ku nuk do të mungojnë reshje të pakta shiu në pjesën e parë të ditës.

Temperaturat do të jenë të ulëta në mëngjes dhe pa ndryshime në mesditë!


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë