Moti

Reshje shiu vetëm në Lezhë e Shkodër. Pjesa tjetër e vendit me diell

Sot priten reshje lokalisht të dobëta vetëm në qarqet Shkodër dhe Lezhë, ndërsa pjesa tjetër ka diell. Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin

Temperaturat:

Në bregdet: 9 -16 gradë celsius

Në vendet e ulëta: 4- 16 gradë celsius.

Në vendet malore: 3 - 13 gradë celsius.

Sipas llogaritjeve meterologjike, nivelet dhe prurjet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta, por duke filluar nga fundi ditës së sotme dhe përgjatë gjithë javës do të jenë në rënie. Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, nuk pritet rrezik nga përmbytjet. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike, dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë