Sot priten reshje në qarqet Shkodër Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër, por lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit priten reshje mesatare, por lokalisht intensive në Durrës, Korçë dhe Vlorë.
Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata. Në veri, verilindje dhe juglindje të vendit, sot dhe nesër, reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 300m mbi nivelin e detit.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 7 - 10 gradë celsius.
Në vendet e ulëta: 6 - 9 gradë celsius.
Në vendet malore: 0 - 2 gradë celsius.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.