Moti

Reshje shiu, erë dhe temperatura deri në 34 gradë

Kjo javë pritet të jetë e përfshirë nga reshjet e shiut, erë dhe temperatura deri në 34 gardë Celsius. Ndërkohë pritet të kemi përmirësim të dukshëm të motit ditën e premte dhe në fundjavë, ku do të kemi largim të reshjeve.

Për shkak të një qendre presioni të ulët atmosferike e cila ndodhet në veri të Ballkanit, territori i Shqipërisë do të jetë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm. Të paktën deri ditë e enjte, dhe pjesa e parë e ditës do ketë kthjellime, pjesa e dytë e ditës do të rrezikohet nga reshje pothuajse në gjithë territorin. Rrebeshe shiu do ketë në zona veriore, qendrore duke përfshirë edhe qarkun e Tiranës dhe Elbasanit. Ndërkohë do ketë momente me pika shiu në të gjithë vijën bregdetare nga Velipoja deri poshtë në Sarandë. Ndërkohë pritet të kemi përmirësim të dukshëm të motit të premten dhe në fundjavë, ku do të kemi largim të reshjeve.

Për sa i përket situatës termike, sot do të kemi temperatura minimale deri në 8 gradë dhe maksimale jo më shumë se 28 gradë Celsius. Megjithatë nga e marta dhe në vijim do të kemi një rritje të lehtë dhe graduale për të kulmuar ditën e premte me mbi 30 gradë Celsius. Ndërkohë fundjava do të ketë temperatura 34 gradë Celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë