Moti

Reshje shiu e bore. Temperaturat vazhdojnë të bien

Qendra ciklonike e pozicionuar në detin Adriatik, vijon të ushtrojë aktivitetin e saj duke mbajtur reshje shiu me rrebeshe dhe reshje bore në zonat malore.

E Shtunë, data 21 Janar 2023

Moti do të jetë me vranësira mesatare, me reshje shiu  në zonën perëndimore, reshje bore në veri-lindje jug-lindje deri në lartësitë e ulëta. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 12-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 1,8 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     0/5°C
Zona e ulët         4/11°C
Zona bregdetare 8/13°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë