Territori Shqiptar do të jetë përgjatë gjithë ditës me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.
Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë në pjesën e parë të ditës. Ndërsa vranësirat do të jenë më të shpeshta pas mesdite dhe në vijim, ku në zona të izoluara pritet të ketë dhe shtim të vranësirave të cilat herë pas here do të zhvillohen duke sjellë momente të pakta me pika shiu kryesisht përgjatë shtrirjes Lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 28°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




