Paraditja do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut e dëborës në zonat malore, por duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i situatës së reshjeve, por temperaturat do të jenë sërisht të uëlta për shkak të masave të ftohta polare që kanë mbërritur në gadishullin e Ballkanit.
Parashikohet që nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë të mbetet Shqipëria deri mëngjesin pas-ardhës. Prania e lagështirës së lartë në ajër do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënië në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga – 3°C më e uleta deri në 12°C më e larta në rang vendi.
Era do të fryjë e forte me shpejtësi 60 km/h në sipërfaqen e tokes dhe mbi 80 në det të hapur me drejtim, verior dhe verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.