Moti

Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore

Si pasojë e depërtimit të një mase të ftohtë me origjinë nga Veriu i Europës drejt Ballkanit, në vendin tonë do jetë mot i paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante herë pas here, edhe në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve.

Nuk do të mungojnë gjithashtu intervale të shkurtra me kthjellime, të cilat më të theksuara do të jenë në Ultësirën Perëndimore.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shfaqje të reshjeve të dëborës në zonat e thella malore.

Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në orët e mëngjesit, por edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 2°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por herë pas here e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë maksimale 65 km/h nga drejtimi veriperëndimor kjo do të bëjë, që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë