Moti ditën e sotme (e dielë) do të jetë me vranësira të pasuara nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe reshje bore në verilindje të vendit.
Gjatë ditës do të kemi kthjellime dhe vranësira mesatare në juglindje të Shqipërisë.
Temperaturat minimale do të luhaten nga -3 deri në -7 gradë celcius. Ndërsa temperaturat maksimale do jenë 3-4 gradë celcius në veri të vendit dhe 11-12 gradë celcius në zonën e ulët dhe në bregdet.
Era do të jetë me drejtim Jug, me shpejtësi 10-20 m/sekondë duke sjellë dallgëzim të forcës 6-7 ballë në det të hapur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.