Moti

Reshje shiu dhe dëbore, në fundjavë rriten temperaturat

Përgjatë orëve të paradites territori shqiptar do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu e dëborë në zonat e thella malore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave në të gjithë vendin duke gjeneruar shira, ku herë pas here do të jenë rrebeshe.

Të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë natës.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të shënohen deri në 0°C në zonat malore ndërsa do të rriten lehtë maksimalet duke regjistruar vlerën 20°C në Jugperëndimi të territorit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 3- 4 ballë.

Dita e shtunë të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Vranësirat do të jetë më të dukshme gjatë pasdites dhe nata vonë do të sjellë reshje. Në zonat e thella malore veriore dhe verilindore do të kemi shfaqje të reshjeve të borës. Sa i përket temperaturave të ajrit maksimumet pritet të jenë deri në 22 gradë celsius në orët e mesditës të ditës së shtunë. Sa i përket ditës së diel, në orët e para të mëngjesit do të ketë rritje të temperaturave. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë