Moti

Reshje intensive shiu gjatë gjithë ditës

Sot priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve, ndërsa të dobëta në qarqet Kukës, Fier dhe Korçë. Në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë reshjet do të arrijnë lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet Kukës, Fier dhe Korçë lokalisht deri mesatare. Të dhënat metodologjike tregojnë se në qarkun e Shkodrës reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

Temperaturat:

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 11 -16 gradë celsius

Në vendet e ulëta: 10-15 gradë celsius

Në vendet malore: 5-9 gradë celsius


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë