Moti

Reshje intensive në veri të vendit dhe erë e fortë në bregdet

Sot priten reshje deri në shumë intensive në qarkun Shkodër, ndërsa në qarqet Kukës, Lezhë dhe Vlorë mesatare deri lokalisht intensive . Në qarqet Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër priten reshje mesatare ndërsa në Fier, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata. Sot era pritet të fryjë e fortë deri shumë e fortë në bregdet dhe veri të vendit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 11- 14 gradë celsius.
Në vendet e ulëta: 5- 13 gradë celsius.
Në vendet malore: 3 -10 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë