Sot priten reshje të lehta në të gjithë vendin. Në zonat veriore, verilindore dhe juglindore reshjet pritet të jenë edhe në formën e dëborës duke filluar në lartësitë mbi 300 m mbi nivelin e detit. Sot era pritet të fryjë e lehtë në të gjithë vendin.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 3-13 gradë celsius.
Në vendet e ulëta: 2-12 gradë celsius.
Në vendet malore: -6 -8 gradë celsius.
Sipas përllogaritjeve metorologjike pritet të jetë i lartë rreziku i përmbytjeve në basenet e lumenjëve, Drin dhe Buna. Si pasojë e rënies së reshjeve shumë intensive dhe shkrirjes së dëborës në alpet shqiptare dhe në Malin e Zi, pritet zgjerim i zonave të përmbytura, në zonën e NënShkodrës edhe zonave afër Liqenit të Shkodrës. Prurjet maksimale parashikohen të arrihen sot deri në mesditën e ditës së nesërme datën 12 Shkurt 2021 dhe do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme përgjatë datës 13 Shkurt 2021. Prurjet do të fillojnë të ulen ndjeshëm në ditët në vijim përgjatë ditëve në vazhdim. Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, pritet gjithashtu rritje e prurjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.