Ngjarje

Rëndohet bilanci, 20 viktima e mbi 600 të plagosur. Shpëtohen 43 persona

Trupat e pajetë të dy të rinjve të nxjerrë nga gërmadhat e një prej pallateve të shembura në këtë zonë e ccuan në 20 numrin e personave që kanë humbur jetën deri më tani nga tërmeti që goditi vendin.

Deri në ora 16:00 numri raportohej në 16 shtetas, por njoftimi më i fundit i ministrisë është se ai është rritur, pasi dy trupave pa jetë të nxjerrë nga rrënojat në Durrës.
Ndërkohë, në Thumanën e prekur ndjeshëm nga tërmeti mësohet se është shpëtuar një jetë nga rrënojat. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se janë shpëtuar deri më tani 43 persona në Durrës e Thumanë dhe janë dërguar për asistencë mjekësore. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga lëkundjet e tërmetit kanë pësuar dëmtime 600 persona.

Në spitali rajonal i Durrësit tha se po marrin shërbim nga 176 qytetarë në këtë spital, asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu gjatë vizitës në spitalin e Durrësit. Gazeta Si, 26 nëntor 2019

“Kemi përforcuar ekipet e urgjencës, këtu në Durrës sapo kanë mbërritur ekipet e urgjencës nga Shkodra për të ndihmuar për përballimin e situatës. Në spitalet e Tiranës, Durrësit, Krujës, Kurbinit dhe Lezhës kanë marrë shërbim mbi 600 të lënduar si pasojë e tërmetit”, tha Manastirliu.
Janë marrë masa për furnizimin me medikamente dhe materiale mjekësore dhe ekipi i urgjencës po organizon shërbimin në territor. Janë mbi 500 thirrje të përballuara nga Urgjenca Kombëtare, e cila ka kryer 120 misione me autoambulancë. Ekipet mjekësore aktualisht është në gjendje gatishmërie të plotë në spitale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë