Kombetarja

Renditja e FIFA-s, Shqipëria dhe Kosova humbasin terren

Rezultatet e dy ndeshjeve të fundit kanë bërë që Shqipëria dhe Kosova të humbasin terren në renditjen e FIFA-s për muajin tetor. Një rënie më të madhe kanë pësuar kuqezinjtë e trajnerit Edi Reja, të cilët nuk arritën të fitonin asnjë nga dy ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, ku morën dy pikë.

Pozicioni i Shqipërisë në renditjen e FIFA-s. Gazeta Si, 22 tetor 2020

Shqipëria ndodhet në vend të 69-të, duke humbur kështu 3 vende në krahasim me renditjen e shtatorit, ku mbante vendin e 66-të. Ajo është parakaluar edhe nga El Salvadori dhe Arabia Saudite. Një rënie e konsiderueshme për Kombëtaren, që mund ta rregullojë imazhin e saj me dy ndeshjet e fundit në grup të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të presin në “Air Albania Stadium“ Kazakistanin dhe Bjellorusinë, dy ndeshje që mund të sjellin vendin e parë, nëse fitohen.

Renditja e Kosovës. Gazeta Si, 22 tetor 2020

Kosova ka humbur një vend në renditjen e FIFA-s. Dardanët mbajnë vendin e 117-të dhe kanë një rënie të lehtë pas humbjes me Slloveninë në Prishtinë dhe barazimit me Greqinë në Athinë. Kosova është kaluar nga Namibia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë