Sociale

Rektori Koni kundër qeverisë për Kopshtin Botanik: Do ta anulojmë

Rektori i universitetit të Tiranës, Mynir Koni me anë një të deklarate për median kundërshton vendimin e qeverisë i kalon në pronësi bashkisë kopshtin Botanik. “Së pari dëshiroj të theksoj me forcë se, marrja e këtij Vendimi është në shkelje të hapur të  autonomisë të Universitetit të Tiranës dhe në kundërshtim të plotë me ligjin e arsimit të lartë”, deklaron Koni. Në një deklaratë të gjatë rektori thekson se i ka kërkuar me shkresë edhe Bordit të Administrimit të vendosë dhe të ndërhyjë, por fatkeqësisht nuk ka asnjë reagim.

“Në vitet e mia si Rektor i Universitetit të Tiranës, i detyruar nga situatat e krijuara në këtë institucion, disa herë kam dalë me deklarata për shtyp apo me statuse në rrjete sociale për çështje të ndryshme.

Gjithmonë jam përpjekur të shpjegoj dhe të tregoj sesi qëndron në fakt e vërteta për çështje të caktuara që kanë ndodhur në UT. Dhe këtë e kam bërë me fakte dhe prova, sikurse edhe në këtë rast. …Dhe gjithmonë ia kam dalë. Si pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe si ish- student i atij fakulteti, ju siguroj se do të vazhdoj me të gjithë forcën time dhe të ligjit, të kundërshtoj këtë VKM, deri në anullimin e tij.  Të gjithë autorët dhe bashkëautorët që kanë marrë pjesë në këtë maskaradë, dua t’i siguroj se një ditë, do të japin llogari dhe do të përgjigjen jo vetëm para ligjit, por edhe para fëmijëve apo nipërve të tyre; apo edhe ata që nuk reaguan apo nuk ngritën zërin për ta ndalur atë, dhe me veprimet apo mosveprimet e tyre, bën që të vetmin Kopësht Botanik, me vlera unikale dhe të pazendësueshme, e lejuan të mos jetë më i tillë”, thekson Koni në deklaratën e tij. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë