Katar 2022

Rekordi më i hidhur për Mbape, shënuesi më i mirë në finalet e Botërorëve

Gazeta Si - Kilian Mbape ishte bashkë me Mesin protagonist i madh i Botërorit të Katarit. Sulmuesi francez nuk mundi të përsëriste suksesin e 2018-ës, por në moshën 23-vjeçare po arrin rekorde të njëpasnjëshme.

Me 3 golat e shënuar ndaj Argjentinës, Mbape është lojtari i 5-të në historinë e Botërorëve që shënon në 2 finale, pas Pelé, Vava, Braitner dhe Zidan. Ai është ndërkohë shënuesi më i mirë në histori në finalet e Kupës së Botës, me 4 gola. Po ashtu, francezi është i dyti që realizon një tripletë në finale, pas Geoff Hurst.

Mbape shenon ndaj Argjentines. Gazeta Si, 18 dhjetor 2022

Mbape ishte vetëm një hap larg legjendarit Pelé, i vetmi që ka fituar dy Botërorë pa mbushur 24 vjeç. Megjithatë, francezi e ka kaluar brazilianin për numrin e golave para moshës 24 vjeç, 12 ndaj 7.

Tani synon të arrijë rekordin e Mirosllav Klose, me 16 gola në Botërorë. Ky rekord rrezikon të thyhet pas 4 vjetësh, në Kupën e Botës që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë