Futboll

Rekord për femrat, 85 mijë bileta të shitura dy muaj para kohe për Barcelona-Real

“Clasico Femenino” mes Barcelonës dhe Real Madridit, ndeshja e kthimit në çerekfinalet e Ligës së kampionëve për femra, do të luhet më 30 mars, por klubi katalanas ka njoftuar se që tani, dy muaj e gjysmë para kohe, se nuk ka më bileta për në “Camp Nou”.

Javët e ardhshme, në bazë të ecurisë së pandemisë, mund të nxirren në treg të tjera bileta, por deri tani janë shitur 85.000 bileta në më pak se një javë. Një rekord në Spanjë, që thyen atë të Atletiko Madrid-Barcelona të marsit 2019, kur në “Wanda Metropolitano” ishin 60.739 spektatorë.

Lojtaret e Barcelones duke festuar nje gol. Gazeta Si, 18 janar 2022

Nëse shitja e biletave do të vazhdojë më vonë, do të ishte në rrezik edhe rekordi absolut prej 90.185 spektatorësh i finales së Botërorit 1999 mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, një ndeshje e luajtur në “Pasadena”.

Do të jetë hera e parë që kampionet e Europës, me në krye kapitenen dhe fituesen e “Topit të Artë” Aleksia Putelas, do të luajnë në një stadium të rezervuar për meshkujt dhe me praninë e publikut. Kishte ndodhur edhe sezonin e kaluar në derbin me Espanjolin, por me dyer të mbyllura. Këtë herë spektakli do të jetë i jashtëzakonmshëm.

Në sitin e Barcelonës është opsioni "Avvisami", ku duke lënë të dhënat dhe një adresë email-i, është mundësia për t’u njoftuar, nëse rinis shitja e biletave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë