Sociale

Rekord pas rekordi, në 24 orët e fundit 5 humbje jete dhe 123 raste të reja

Në informimin e përditshëm,mjekja Flutra Beqo bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë ndrruar jetë në dy spitalet Covid 5 qytetarë, një 47 vjeçare, një 51 vjeçare, një 72 vjeçare, nga Shkodra me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Gjithashtu, edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65 vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.
Më tej mjekja tha se situata epidemiologjike paraqitet me rritje te numrit të të prekurve nga Covid 19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.
"Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 123 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. Janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3018, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar," u shpreh mjekja.
Më tej Beqo bëri thirrje se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos humbin vigjilencën, por të respektojnë masat anti-Covid.
Mjekja shtoi gjithashtu se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1285
Durrës 291
Shkodër 215
Fier 95
Vlorë 93
Lezhë 79
Korçë 75
Kukës 68
Elbasan 52
Berat 29
Dibër 28
Gjirokastër 25


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë