Sociale

Rekord i ri/ 6 të vdekur dhe 1007 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se kanë ndërruar jetë 6 pacientë, 3 qytetare nga Tirana, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 49 -92 vjeç.


Gjithashtu, janë kryer 3849 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1007 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
289 raste në Tiranë, 76 raste në Fier, 72 në Lushnje, 54 në Durrës, 51 në Vlorë, 48 në Elbasan, 32 në Shkodër, 28 në Kavajë, 25 në Lezhë, 24 në Mallakastër, 23 në Kamëz, 20 në Krujë, nga 19 raste në Kurbin, Korçë, 18 në Sarandë, 16 në Kukës, 15 në Gjirokastër, nga 14 raste në Berat, Malësi e Madhe, 12 në Divjakë, nga 11 raste në Mat, Kuçovë, 9 në Pogradec, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Përmet, Delvinë, nga 6 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Himarë, Shijak, nga 5 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, Patos, 4 në Fushë Arrëz, nga 3 raste në Has, Mirditë, Bulqizë, Peqin, Memaliaj, Cerrik, nga 2 raste në Vau i Dejës, Kolonjë, Poliçan, Dropull, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Rrogozhinë. 

"Në 24 orët e fundit janë shëruar 581 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,958 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar," shpjegohrt nga Ministria.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17308
Fier  2607
Durrës  1725
Shkodër  1517
Vlorë   1483
Elbasan 1424
Lezhë 1071
Korçë    979
Berat  931
Gjirokastër 628
Kukës 480
Dibër  426


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë