Futboll

Rekord botëror, Junajtid transferon mbrojtësin më të shtrenjtë

Merkato e futbollistëve në 3 vitet e fundit ka dalë jashtë çdo llogjike dhe parametri që mund të imagjinohej para pak vitesh. Lojtarët blihen me shifra të çmendua dhe në shumë raste ka prishje të klauzolave që nisin te 100 milionë euro dhe mbyllen në 250 milionë euro. Por gjithmonë këto shifra janë shpenzuar për sulmues ose mesfushorë, apo e thënë ndryshe lojtarë që me një të prekur të topit mund të të zgjidhin ndeshjen.

E ndërsa ajo që është konkretizuar mbrëmjen e së premtes i ka habitur të gjithë, kur mbrojtësi anglez, Herri Meguajër kaloi nga Leicester te Mançester Junajtid për plot 87 milionë euro. Një shifër e paimagjinueshme për një mbrojtës dhe thyen çdo rekord për blerjen e një mbrojtësi deri më tani. Anglezi bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë, duke e zbritur gjigandin, Van Dajk nga froni vetëm dy vjet, pasi Liverpuli e bleu nga Sauthemptoni për 82 milionë euro.

Po kush është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë?

Herri Meguajër, 26 vjeç nuk ka qenë një talent i madh pak kohë më parë. Para vitit 2017, ai luante në skuadra të dorës së dytë në Angli dhe nuk ishte dalluar për ndonjë aftësi apo cilësi të jashtëzakonshme. Kur luante te Hull Siti, në vitin 2016, Junajtid e kishte kërkuar, por pa ndonjë insistim të madh. Atë vit ai bëri një sezon të mirë, që i mundësoi kalimin te Leicester që do të ishte trampolina e tij për tu bërë një mbrojtës i madh.

Te “dhelprat” Meguajër do të bënte 2 sezone shumë të mira dhe Junajtid në majin e këtij viti u bind se këtë herë nuk mund ta linte t’i ikte nga duart ky mbrojtës. Sulmi dhe kontaktet vijuan për gjatë gjithë verës, por vetëm mbrëmë u gjet akordi dhe “djajtë e kuq” dredhën në arkat e klubit nga Uellsi plot 80 milionë stërlina.

Te Junajtid, Meguajër pritet të formojë një dyshe shumë të fortë bashkë me Lindolf. Do të jetë pikërisht kjo dyshe, baza nga ku do të nisë puna e trajnerit Solskjaer për të ringritur Mançester Junajtid në nivelet e diksurshme, që mungojnë në “Old Traford” që nga koha e Ferguson.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë