Kombetarja

Reja thërret në Kombëtare Emiliano Bullarin, 19-vjeçarin e Olimpiakosit

Lista e Kombëtares ka pësuar shpesh ndryshime që pas shpalljes së saj nga trajneri Edi Reja. Për arsye të ndryshme, mungesat do të jenë të shumta për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, me Kazakistanin më 11 tetor dhe me Lituaninë më 14 tetor, të dyja në transfertë.

Lëvizja e fundit është thirrja e sulmuesit Emiliano Bullari nga trajneri italian i kuqezinjve. Bullari, 19 vjeç, është pjesë e Olimpiakosit U-19 dhe ishte grumbulluar me Kombëtaren U-21 nga trajneri Alban Bushi. Pas anulimit të miqësores së Shpresave me Slloveninë, trajneri Reja vendosi ta marrë Bullarin në Kombëtare, duke ditur se ka vetëm dy sulmues qendre në dispozicion, Brojën dhe Manajn.

Emiliano Bullari, 19 vjeç. Gazeta Si, 6 tetor 2020

Bullari është një lojtar me të ardhme, ai është grumbulluar me Shpresat që në moshën 17-vjeçare dhe ka shënuar që në ndeshjen debutuese ndaj Turqisë. Duke parë cilësitë dhe fizikun e këtij sulmuesi, trajneri Reja ka menduar ta ketë në dispozicion dhe ndoshta mund t’i japë minuta në dy ndeshjet e radhës. Kontigjenti i kuqezinjve po rinohet gjithmonë e më shumë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë