Kombetarja

Reja s’bën eksperimente: Kemi strategji të dyfishtë me Shqipërinë

Pasi shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, foli për zgjedhjet e tij dhe dy ndeshjet me Andorrën dhe Francën, ku vëmendja pa dyshim u përqendruar tek e dyta. Trajneri italian theksoi mes të tjerash gjatë konferencës për shtyp se nuk ka ndërmend të bëjë ekserimente për formacionin, ndërsa puna e tij është paralele në dy pista: lojtarë të rinj dhe rezultate.

“Së pari, dua të them se më vjen keq për Cikalleshin, i cili mungon në këto dy ndeshje. Por kemi një kontigjent të mirë, kemi zgjedhje alternative. Kemi grumbulluar Florian Kamberin, të cilin do ta shohim nga afër dhe kemi pritshmëri të larta prej tij. Aktivizimi varet nga dokumentacioni, shpresojmë të marrim një përgjigje pozitive që të jetë gati për një prej këtyre ndeshjeve. Shqipëria është rritur sa i takon nielit të lojës. Ne do të luajmë gjithmonë në të njëjtën mënyrë dhe e rëndësishme është që të japim maksimumin. Ndeshja e parë është me Andorrën, që nuk ka atë vlerësim nga media si Franca dhe kjo vjen nga vetë kundërshtari, si dhe nga fakti që do të luajmë në stadiumin e ri.

Lojtarët e Kombëtares përshëndesin tifozët pas fitores me Islandën. Gazeta Si, 10 nëntor 2019

Ne kemi si objektiv të marrim maksimumin në këto dy ndeshje të fudnit eliminatore. Gradualisht kemi nisur të futim lojtarë të rinj në grup, por edhe rezultatet na duhen. Është një proces që shkon në të njëjtën kohë: të ingranojmë lojtarë të rinj, por edhe të marrim rezultate. Panuçi dhe De Biasi duhet të jenë pak xhelozë, pasi më takon mua të jem për herë të parë në stadiumin e ri. Ndihem i emocionuar dhe i privilegjuar. Është diçka e madhe që do të luajmë aty, në një stadium të bukur. Kam ftuar për ndeshjen me Francën edhe vajzën e gruan.

Kemi marrë Uzunin, i cili nuk ishte me ne herën e fundit, për shkak se u besova edhe lojtarëve të rinj. Seferi për arsye teknike nuk arriti të debutonte. Është rikthyer edhe Taulant Xhaka. Kemi një projekt konkrett me FSHF-në. Me Turqinë ishim shumë pranë fitores. Na duhej një mrekulli, që nuk ndodhi. Kam një apel për tifozët shqiptarë: dua të na mbështesin ndaj Andorrës! Kam dëgjuar se nuk ka interes, por pa tifozë nuk ka futboll. Nuk dua të bëj eksperimente me formacionin. Andorra luan me skemën 4-4-2, e kemi parë kundër Moldavisë dhe Turqisë, ku janë mbrojtur shumë mirë. Duhet të jemi të duruar dhe të mos rerzikojmë shumë dnaj saj, aspi mund të na godasin në kundërsulm. Për Francën dihet pastaj që motivimi vjen vetë”, - ka theksuar mes të tjerash trajneri i kuqezinjve, Edi Reja.

Shqipëria mban vendin e katërt në Grupin H, me 12 pikë në 8 ndeshje të luajtura. Islanda e vendit të tretë është 3 pikë para dhe synimi i kuqezinjve është që t’ia rrëmbejnë asaj këtë vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë