Kombetarja

Reja rrëfehet për aventurën shqiptare, nga vera me Dukën te telefonata me Ramën

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja ka dhënë një intervistë për gazzetta.it në Itali, ku ka folur për aventurën në Shqipëri, e cila ka filluar prej disa muajsh. Në prononcimin e tij tekniku italian ka rrëfyer çdo gjë, duke filluar që nga gjendja e ekipit, raportin me presidentin dhe ambientin sportiv në Shqipëri, që sipas tij e ndjek nga shumë afër ekipin kombëtar. 73-vjeçari Reja ka folur edhe për të ardhmen e ekipit shqiptar, duke thënë se elementët cilësore nuk mungojnë, por do duhet kohë deri në konsolidimin e plotë.

Intervista:

Bilanci i dy ndeshjeve të para.

“Kemi pësuar një humbje të pamerituar me Islandën. Ata bën vetëm një gjuajtje në portë dhe shfrytëzuan aftësitë në mbrojtje. Më pas fituam me Moldavinë në shtëpi, por më thanë që nuk kishim luajtur edhe aq mirë. Skuadra ka rigjetur dëshirën për të luftuar dhe tani lojtarët argëtohen.”

A nuk kishe vendosur për ta mbyllur karrierën?

“Isha shumë i lodhur duke strëvitur ekipe. Pas Atalantës kisha marrë disa propozime interesante, Udineze, Benevento dhe Verona. Mund të quaj veten të kënaqur. Kam fituar shumë në momente te ndryshme. Sigurisht ka pasur edhe momente që nuk i kam arritur objektivat. Doja ta mbyllja karrierën duke pasur një medalje me shumë, një ekip kombëtar. Isha shumë pranë Sllovenisë pak kohë më parë, por nuk u bë. Kur erdhi telefona nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka pranova menjëherë. Për momentin janë në formë shumë të mirë fizike.”

Çfarë ju premtuar?

“ Që do të më bëjë të shijoj verë “Cabernet Sauvignon”, të cilën e prodhon në kantinën e tij pranë Durrësit ...".

Ke firmosur për 6 ndeshje. Po më pas?

“Pas eliminatoreve do të shikohet nëse janë kushtet e duhur për të vazhduar.”

Sa mundësi ka Shqipëria për të shkuar në Europian?

“Do të provojmë, është shumë e vështirë. Do luajmë çdo gjë në Turqi.”

Dossena, De Biasi, Panuçi, Reja: Pse shqiptarëve iu pëlqejnë trajnerët italianë?

“Sepse jemi afër, jemi fqinjë dhe për më tepër e kuptojnë shumë mirë gjuhën tonë.”

Po e mëson gjuhën shqipe?

“Unë di goxha mirë kroatisht dhe sllovenisht dhe mendova se do ishte e mjaftueshme për tu marrë vesh. Por në fakt janë gjuhë që nuk kanë asnjë lidhje. Për fat të gjithë lojtarët e kuptojnë italishte dhe kur më duhet ndihmë kam Bulkun dhe Salihin, dy ndihmësit e mi që kanë luajtur më herët me kombëtaren.”

Çfarë ka lënë De Biasi?

"Ai konsiderohet si një hero sepse ai arriti qëllimin për të shkuar europian duke mposhtur Francën dhe Portugalinë në eliminatore Njerëzit nuk e kanë harruar ".

Panuçi keq...?

“Nuk e di situatën, mendoj se ai kishte një qasje të gabuar në mjedis.”

A është e vërtetë që kryeministri Rama ju ka bindur?

“Për të më bindur, jo, ai më telefonoi për të pyetur nëse doja të filloja këtë eksperiencë të re. Ne u takuam në Romë kur ai erdhi për të parë Lazio-Juve: ai është një tifoz i madh i Juventusit.”

Si është Shqipëria si vend?

“Është një vend me një rritje madhe. Tirana është një qytet i gjallë plot me kantiere ndërtimi, kompani të reja që lindin. Shumë nga ata që kanë emigruar janë kthyer në shtëpi dhe po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik.”

Kombëtarja e Shqipërisë për shqiptarët?

"Ai është një ekip, ku krenaria kombëtare bashkohet me pasion për futbollin. Ka një entuziazëm të pabesueshëm, më kujton Napolin".

Në çfarë niveli është futbolli shqiptar?

“Problemi është se lojtarët më të fortë po luajnë jashtë. Nuk është e lehtë për të kombinuar kultura dhe ide të ndryshme: midis 25 lojtarësh, vetëm tre luajnë në kampionatin vendas. Stadiumet i kanë në qendër, si ai Durrësit, ku ekipi kombëtar po stërvitet dhe stadiumi i ri që po ndërtohet në Tiranë. Do të jetë një xhevahir, që ngjason me stadiumin e Juventusit.”

Me zëvendësin Porrini si keni shkuar?

"Unë punoj shumë mirë me të dhe me Gigi Febbrari, trajnerin tim historik atletik".

Gasperini në Ligën e Kampionëve.

"Kjo është e drejtë, ai është një trajner i aftë dhe po punon një klub serioz dhe të organizuar".

Ziliqar?

"Jo, pse? Unë gjithashtu mendoj se kam lënë diçka në Atalanta si në mentalitet dhe në idenë e lojës. Në ato kohë, Denis, Grassi dhe Maxi Moralez u shitën dhe objektivat u ulën.”

Lazio përpara me Inzaghi-n.

"Mirë, ai bëri mirë, por ka lojtarë të kualifikuar të cilët ndoshta duhet të kishin bërë më shumë. Por gjithsesu kupa italiane është një fitore e rëndësishme.”

Napoli është gati për kampionatin?

"Vetëm nëse mbërrijnë 3-4 përforcime të rëndësishme. Ancelotti i ka dhënë qetësi ekipit, ai do të jetë në gjendje të përmirësojë ".

Berisha është në stol në Atalanta, ndërsa titullar i ekipit kombëtar.

"E trajnova atë në Lazio, e di sa shumë ai vlen. Këtë vit ai u penalizua nga disa gabime, por nuk diskutohet, pasi Strakosha do të jetë jashtë për një kohë të gjatë për shkak të lëndimit.”

Si luan Shqipëria?

“Unë fillova me 3-5-2 dhe dy sulmues kryesorë me Sadikun me Cikalleshin, dhe pastaj Balajn e Uzunin. Unë gjithashtu u përpoqa të jap më shumë qëndrueshmëri në mbrojtje.”

Më të fortët?

"Ata janë ata që luajnë në Itali, si Hysaj dhe Veseli".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë