Kombetarja

Reja ngre moralin: Nuk kemi vdekur, shanset i kemi përsëri

Gazeta Si - Dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Islandës dhe Izraelit, ku Shqipëria mori vetëmn 1 pikë, ia lënë vendin miqësores me Estoninë. Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje testuese me pak titullarë. Trajneri Reja ka theksuar në konferencë shtypi se Shqipëria nuk ka vdekur.

“Do të ketë rotacion. Në grup kemi lojtarë të mirë, që luajnë në skuadra të rëndësishme në Serinë A. Pritshmëritë janë të mëdha dhe lojtarët janë të bindur. Disa prej tyre kanë pasur shumë ndeshje.

Edi Reja, trajneri i Kombetares. Gazeta Si, 12 qershor 2022

Në miqësoren me Estoninë do t’u japim mundësinë të aktivizohen të gjithë. Jam i bindur se do të bëjmë shumë mire. Nuk ka nevojë për të gjetur stimujt për të bërë një ndeshje të mirë me Estoninë.

Gabimet na kanë shoqëruar, kam folur edhe me skuadrën. Me Izraelin patëm një moment që humbëm ekuilibrin. Duhet të kemi parasysh kundërshtarin që kemi përballë, të njohim forcën e tij.

Kur ata barazuan ishte një gabim yni. Ajo që nuk më pëlqeu ishte se pas golit të barazimit skuadra u godit në aspektin psikologjik. Duhej të reagonim dhe nuk e bëmë. Nuk duhej ta kishim ulur ritmin, nuk kishte mbaruar ndeshja.

Jemi ende në këmbë, nuk kemi vdekur akoma. Të gjitha shanset janë aty. Duhet të besojmë dhe këtë qasje duhet të kemi në çdo ndeshje. Ndaj Estonisë më intereson paraqitja.

Dua të shikoj një ndeshje të bukur. Do kemi ndryshime në formacion, kemi pasur edhe disa probleme shëndetësore. Mund të shikojmë Çokajn, Vrionin dhe Bajramin. Veseli dhe Lenjani kanë pasur dhimbje fyti. Hysajn mund ta lija pushim. Tri ndeshje janë shumë, por ai është mësuar”, - tha trajneri Reja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë