Kombetarja

Reja kërkon fantazistin e Empolit, Nedim Bajrami gati të vishet kuqezi

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edouardo Reja duket se ka piketuar lojtarin e ri që do afrojë në repartin e sulmit. Italiani preferon Nedim Bajramin, 21 vjeçarin që luan me Empolin në Serinë B të Italisë. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka qenë pjesë e të gjithë grupmoshave të Zvicrës, teksa më herët kanë nisur bisedimet për nënshtetësinë shqiptare.

Mesfushori me tipare sulmuese aktualisht luan sezonin e tij të dytë me Empolin në Serinë B dhe prej kohësh është ndjekur nga trajneri i Kombëtares. Vetëm një muaj më parë ai shënoi dy gola ndaj Napolit në ndeshjen e Kupës së Italisë.

Insistimi i vetë trajnerit Reja për lojtarin në fjalë dhe angazhimi i FSHF-së, ka bërë që Bajrami të japë OK-in për nisjen e procedurave që të bëhet një futbollist i Shqipërisë, duke bërë kërkesë Departamentit të Statusit të Lojtarit në selinë e FIFA-s që lojtari të shkëputet nga Zvicra dhe të jetë i gatshëm për të përfaqësuar kuqezinjtë që në ndeshjet e radhës.

Nedim Bajrami glich im Cup gegen Napoli zweimal aus

Këtë procedurë e ndoqi pak kohë më parë edhe Florian Kamberi. Në bazë të rregulloreve të FIFA-s, lojtarët kanë të drejtë në karrierën e tyre që të ndërrojnë vetëm një herë përfaqësuesen, nëse nuk kanë debutuar në ndeshje zyrtare me një kombëtare A.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë