Kombetarja

Reja humbet qetësinë pas humbjes me Islandën: Ishte një gabim fëminor

Pas humbjes me Islandën, ku Shqipëria u mund minimalisht 1-0, pas një gabimi të mbrojtësve në mbulimin e sulmuesit Gudmundsson, trajneri Reja duket se e ka humbur qetësinë. Duke folur për mediet pas kësaj disfate që la një shije shumë të hidhur, trajneri italian u shpreh se Shqipëria nuk e meritoi humbjen dhe është e pafalshme të pësosh një gol të tillë në mënyrë fëminore.

“E nisëm mirë. 20 minutat e para i nisëm mirë. Krijuam disa raste. Fituam një lloj superioriteti të lojës. Ata nuk bënë ndonjë gjë të madhe, përveç lojës ajrore. Luajtëm më mirë, e kërkuam golin deri në fund, kur ranë fuqitë. Mëkat, sepse patëm dy raste për gol në fillim, patëm raste edhe në pjesën e dytë.  Për rezultatin më vjen shumë keq, jam i tërbuar, sepse ishte edhe një penallti në favorin tonë. Fati nuk ishte me ne. Pavarësisht aftësive të dukshme të sulmuesit, ne nuk duhet ta lejonim që ai të kalonte në atë mënyrë.. Ishte një pamjaftueshmëri e jona si dhe një aftësi e tij. Ndoshta mund të bëhet një faull taktik, nuk mund të bëhet ai gabim aty, edhe pse lojtari depërtoi bukur dhe u tregua i zoti. Patëm 3 mundësi ta ndalnim, ishte një gabim fëminor, i pafalshëm”.

Gjithsesi edhe pse humbje në debutim, Reja u shpreh se në këtë ndeshje i mori disa mesazhe pozitive që shpreson të vihen në punë në ndeshjen e së martës me Moldavinë në “Elbasan Arena”. Ajo që tentova me ndryshime, ishte ti jepja një rritëm më të shpejtë loja. Doja të shfrytëzoja aftësitë e Kaçes. Patëm disa raste që mund t’i shfrytëzonim akoma më mirë, por nuk ia dolëm Bëmë një ndeshje të mirë, veçanërisht në minutat e para. U munduam të krijojmë sa më shumë raste, ata u munduan të krijojnë hapësira me goditjet e këndit, dhe standarde. Elementi fizik dominoi. Nëse do shënonim rastet tona, loja do merrte një rrjedhë tjetër. Por, ata ia dolën të shënojnë..

Për ndeshjen e radhës, Edi Reja tha se do të fillojë të mendojë duke nisur nga pasditja e sotme, duke tentuar që t’i eliminojë gabimet e bëra në Islandë. “Do analizoj ndeshjen e sotme, do shoh si janë shpërndarë energjitë sot. Abrashi dhe Xhaka kanë pasur shumë minuta. Do ketë ndryshime, por më vjen keq që nuk morëm një rezultat të mirë. Bëmë mirë nga krahët, por me Moldavinë do ketë ndryshime. Nuk isha shumë i kënaqur nga arbitrimi, pati një penallti në favorin tonë. Nuk më pëlqen loja me topa të gjatë, nuk ka qenë zgjedhja ime. Doja të luajmë me topa në tokë, në disa raste e bëmë mirë. Era ishte kundër nesh në pjesën e dytë, disa faktorë që e kushtëzuan këtë gjë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë