Sociale

Zyrtarisht të paktën 9 viktima nga tërmeti, mbi 150 të plagosur. Vijon kërkimi nën rrënoja

Regjistrohen të paktën 9 viktima nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë. Konfirmimi zyrtar vjen nga Ministria e Mbrojtjes, e cila bën të ditur se 1 viktimë është regjistruar në Kurbin dhe 3 në Thumanë dhe 3 në Durrës. Sipas informacioneve të deritanishme, një person ka humbur jetën në Kurbin. Ministria bën të ditur personi gjeti vdekjen pasi është hedhur nga banesa për shkak te panikut. Ndërkohë 2 gra u konfirmuan në Thumanë dhe një në Durrës. Ndërkohë, konfirmohet nxjerrja pa jetë nga rrënojat te Miramar në Durrës e një trupi, mashkull.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se 300 efektivë të FA kanë mberritur në Durrës dhe Thumanë ku raportohen dëmet më të mëdha. Pjesë e këtyre trupave janë edhe forcat speciale të policisë.
Dy pallate raportohet të jenë dëmtuar në Thumanë si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit të mëngjesit të sotëm. Nga videot e shpërndarë në rrjetet sociale, dyshohet se disa persona kanë mbetur të bllokuar, ndërsa punohet për nxjerrjen e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë