Komunitet

Refuzoi të përgatiste tortën martesore për çiftin gay. Gjykata e i jep ….

Gjykata e Lartë i ka dhënë të drejtë pastiçierit të Kolorados në Amerikë, i cili në 2012 për arsye fetare ( ai është protestant anglikan) refuzoi të përgatiste tortën martesore për një çift gay, David Mullins dhe Charlie Craig. Me një vendim jo unanim, shtatë gjyqtarë kundër dyve, Gjykata anuloi vendimin e mëparshëm të Komisionit për të Drejtat Civile të Kolorados, të cilit i ishte drejtuar çifti. Komisioni kishte dënuar pastiçierin Jack Phillips për thyerje të ligjit Shtetëror anti-diskriminim, në bazë të të cilit shitësve i ndalohet refuzimi i shërbimeve në bazë race, seksi, statusi martesor apo orientimi seksual. Për Gjykatën e Lartë, në fakt ka qenë Komisioni që ka thyer të drejtën e Jack Phillips që garantohet nga Amendamenti i Parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë