Politike

Refuzimi nga BE, Rama: Nuk ka dasmë të tretë, vafsh në djall!

Nga edicionin e 23-të i “Symi Symposium” në Athinë, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek George Papandreou, kryeministri Edi Rama kritikoi Bashkimin Europian për mosmbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë.

Dy përpjekjet e para për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Rama tha se dështuan jo për faj të Shqipërisë. Sipas Kryeministrit, dasmën e parë dhe të dytën “nusja” nuk erdhi, ndaj nuk do të ketë përgatitje për dasmën e tretë.

“Nuk duhet që të biem pre e dështimit dhe zhgënjimit.  Vetë në Shqipëri e kemi parë veten për dasmën e madhe me të gjitha dekorimet sepse Komisioni Europian tha se jemi gati për procesin e integrimit. Kur e thotë organi i Komisionit Europian pasi është organi më i rëndësishëm. Kjo do të thotë që je gati të vazhdojë. Dasma e parë, nusja nuk erdhi, dasma e dytë nusja nuk erdhi, nuk ka përgatitje për dasmën e tretë, vafsh në djall. I tërë vendi mbetet sikur është tradhtuar“, tha Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria po mbahet peng i nacionalizmave të BE-së dhe se qëndrimi i Bullgarisë sipas tij është si rezultat i asaj çka Bullgaria mësoi brenda BE nga të mëdhenjtë.

Duke iu kthyer bashkëpunimit rajonal, Rama i bëri thirrje Greqisë që të kthejë sytë sërish nga Ballkani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë