Ushqim

Receta e preferuar e italianëve e përgatitur nga shef Sajmiri

Nga Gazeta Si- Shef Sajmir Xhaxhaj punon prej vitesh në Itali ku dhe është i njohur për recetat e tij të veçanta dhe shpesh herë të krijuara nga ai.

Shef Sajmiri ka treguar për Gazetasi.al një nga recetat e thjeshta që pëlqehet shumë nga klientët e tij italianë dhe të huaj.

“Është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur por është shumë e preferuar nga klientët e mi”, tregon shef Sajmiri.

Eskallop me qepë të karamelizuar, lajthi dhe limon 

                                                                                            

Recetë për 4 persona:

-Eskallop

-2 qepë të kuqe

-60 g sheqer të grimcuar

-16 lajthi

-1 limon

-për shije kripë dhe vaj ullliri

Fillojmë duke pastruar qepët e kuqe dhe duke i grirë me thikë.

Në një tenxhere vendosim qepët e grira dhe sheqerin dhe i kavërdisim në zjarr të ulët për rreth 2 orë derisa qepa të jetë gatuar mirë dhe të karamelizohet.

Marrim lajthitë dhe i thyejmë brenda një qese derisa të thërrmohen.

Pasi të jenë bërë qepa dhe lajthitë, merrni eskallopin dhe thajeni mirë me një pecetë. Më pas vendoseni në një tavë të lyer me pak vaj ulliri ekstra të virgjër që të mos ngjitet dhe pasi të keni kryer këto procedura, merrni fiston dhe thajini mirë, vendosini në një tavë të lyer me pak vaj ulliri ekstra të virgjër që të mos ngjiten dhe më pas i bëni me flakë në të gjitha anët që të ketë një ngjyrë.

Më pas e kalojmë në një tigan tjetër duke e bërë shpesh herë me pecetë që ti thahen lëngjet dhe fillojmë përgatisim pjatën.

Vendosni skallopin në pjatë duke e lyer sipër me pak vaj ulliri. Më pas shtoni qepën e karamelizuar (shtoni gjysëm lugë çaji sepse përndryshe del një pjatë e ëmbël). Shtoni kripë dhe lajthitë e grira.

Sipër grini lëkurën e limonit dhe shtoni erëza nëse dëshironi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë