Ushqim

Receta e Coca-Cola pa sheqer do të ndryshojë

Coca-Cola ndryshoi shijen e saj në 1985 dhe tërboi një komb të tërë. Tani, kompania po e bën përsëri, duke rrezikuar një protestë tjetër. Këtë herë, ajo po ndryshon shijen dhe pamjen e një prej pijeve të buta më të njohura: Coca-Cola Zero Sugar, e njohur më mirë si Coke Zero.

Zyrtarët e ndërmarrjes thanë në një deklaratë se plani ishte të ndryshonte pijen në një mënyrë të tillë që të jetë më afër shijes normale të origjinales.

Tashmë, në mediat sociale njerëzit kanë vërshuar me kritika duke “kërcënuar” se do të bëhen konsumator të Pepsi, të tjerë duke ju kujtuar protestat e 1985 kur Coca-Cola zbuloi "The New Coke", një version më i ëmbël i pijeve freskuese origjinale.

Ky ndryshim ishte një përpjekje për të mposhtur suksesin në rritje të Pepsi, i cili kishte filluar të bëhej mjaft popullor.

Por konsumatorët e urrenin versionin e ri dhe në qershor 1985, kompania po merrte 1500 telefonata ankesë.

Në korrik 1985, pas vetëm tre muajsh, kompania njoftoi se do të risillte Coca-Cola-n origjinale, që tani njihet si "Coca-Cola Classic", sepse klienti ka gjithmonë të drejtë.

Kompania po bën të njëjtën gjë tani.

“Pavarësisht nga suksesi i saj i jashtëzakonshëm, Coca-Cola Zero Sugar ende përfaqëson një përqindje relativisht të vogël të markës Coke”, tha CEO, James Quincey.

Ai thotë se receta e përmirësuar sjell shijen edhe më afër Coca-Cola-s ikonike duke shtuar se kjo u ndikua nga depërtimi i konsumatorit dhe përqendrimi i tyre në përmirësimin e vazhdueshëm.

Versioni i ri, i cili do të zëvendësojë atë aktual, do të dalë në Shtetet e Bashkuara këtë muaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë