Futboll

Reali vuan në Holandë, Totenhami shpartallon Dortmundin

Nuk kanë munguar surprizat në këtë mbrëmje të dytë të raundit të 1/8-ve të Ligës së Kampionëve. Reali i Madridit nuk shkoi më shumë se një fitore minimale 1-2 në fushën e Ajaksit. Ndërsa në “Wembley” Totenhami ka shpartalluar me rezultatin 3-0 Borusian e Dortmundit.

Sfida e zhvilluar në “Johan Krojf Arena” u luftua nga fillimi deri në fund me të dyja skuadrat që e kërkuan fitoren deri në vërshëllimën finale. Fati buzëqeshi në anën e madrilenëve për shkak edhe të eksperiencës së madhe të tyre në Ligën e Kampionëve. Por Ajaksi do duhet të jetë krenarë për ndeshjen që ka zhvilluar, pasi i vuri në vështirësi kampionët në fuqi dhe nëse do kishte pasur pak më shumë fat në fund, mund të kishte dalë me një barazim nga kjo përballje e parë e 1/8-ve. Goli i parë për “Los Blanos” erdhi vonë, në minutën e 60’. Do duhej një kalim individual nga Vinicius që shërbeu te Benzema, me këtë të fundit që nuk e kishte shumë të vështirë të shënonte. Ajaksi reagoi me anë të Ziçek, por barazimi nuk do të zgjaste shumë. Në të 87-ën, Marko Asensio kaloi sërish në avantazh merengues për t’i dhënë kështu fitoren në këtë sfidë të parë.

Në përballjen e zhvilluar në Londër pritej të kishte më shumë rivalitet. Dy ekipe me nivel pak a shumë të njëjtë, por me vendasit që i kanë nënshtruar miqtë nga Dortmundi me shifrat 3-0. Lorente, Vertongen dhe Son ishin autorët e tre golave që mposhtën Dortmundin në këtë ndeshje të parë dhe që më shumë mundësi shuan çdo mundësi për të kaluar në raundin tjetër për gjermanët. Verdhezinjtë dukeshin të shpërfytyruar në këtë përballje dhe nuk ia dolën në asnjë moment që të tregojnë diçka në këtë sfidë. Tashmë për kryesuesit e Bundesligës bëhet një mision thuajse i pamundur kalimi në raundin tjetër të këtij kompeticioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë