Futboll

Reali i dashuruar me trofetë, fiton Superkupën e Europës ndaj Eintrahtit

Gazeta Si – Në Helsinki, Reali mundi 2-0 Eintrahtin e Frankfurtit në finalen e Superkupës së Europës. Hera e 5-ta që e fitojnë këtë profe për madrilenët.

David Alaba zhbllokoi shifrat pas 37 minutash lojë. Austrikau gjuajti saktë në zonë, pas një sponde të bukur të Kasemiro. Benzema dyfishoi shifrat në mesin e pjesës së dytë, duke shfrytëzuar një pasim të Vinicius nga e majta.

Me fitoren gati të sigurt, trajneri Karlo Ançeloti nisi zëvendësimet, duke hedhur në fushë Rodrigon, Kamavingën, Rudigerin, Sebajos dhe Tçouameni. Madrilenët e kanë administruar mirë avantazhin e dyfishtë dhe në fund i janë gëzuar trofeut të radhës.

Eintrahti i Frankfurtit nuk mund të bënte asgjë përballë një ekipi ekspert në Europë.

Alaba feston golin me Militaon. Gazeta Si, 10 gusht 2022

Falë fitores së sotme të Superkupës së Europës, Karlo Ançeloti çon në shtëpi trofeun e 23-të si trajner dhe regjistron rekordin e radhës. Pas titullit në 5 kampionatet më të forta dhe 4 Championsve, ai bëhet i pari që fiton 4 Superkupa Europe.

Fitimi i Superkupës i ka shërbyer edhe sulmuesit Karim Benzema për një rekrod personal. Ai shënoi golin e 324-t me Realin, duke kaluar Raul në klasifikimin e të gjitha kohërave të shënuesve të klubit spanjoll. Përpara është vetëm Kristiano Ronaldo me 450 gola.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë