Futboll

Reali dhe Ançeloti ëndërrojnë Championsin e 14-të me ‘Karim the dream’

Gazeta Si - Karim the dream: një ëndërr për Real Madridin, që tani mund të konsiderohet favorit për fitimin e Ligës së Kampionëve. Dhe do të ishte e 14-ta për madrilenët. Karlo Ançeloti i falet sulmuesit Benzema, që po përjeton ndoshta momentin më të mirë të karrierës.

Gola ka shënuar gjithmonë dhe shumë, por pasi ka kaluar të 30-at ka fituar një pjekuri të jashtëzakonshme dhe është shndërruar në një lider të vërtetë të Realit, një udhëheqës. Pas daljes nga skena të Kristiano Ronaldos, ai ka marrë mbi shpatulla gjithë peshën e sulmit dhe presionin.

Benzema feston një nga golat ndaj Çelsit. Gazeta Si, 7 prill 2022

Nga PSG te Çelsi. Një tjetër tripletë për t’u treguar. I gjithë repertori i një numri 9: dy gola spektakolarë me kokë dhe një tjetër me instiktin e ‘gjahtarit’. Dominon në zonën kundërshtare, praktikisht i pamarkueshëm, siç e kanë kuptuar mirë Rudiger me shokë.

Benzema di gjithmonë të gjendet në vendin e duhur, në kohën e duhur, ndërsa me shokët e skuadrës ka një marrëveshje të jashtëzakonshme. Dy gola me kokë magjikë, por edhe dy topa perfektë nga Vinicius dhe Modric. Pastaj oportunizmi për të shfrytëzuar atë gafë të Mendi. Dhe të mendosh që po agjëron.

Meritë ka edhe trajneri Ançeloti, i cili e vendosi francezin në qendër të projektit. Trajneri italian e ka ndërtuar skuadrën rreth tij dhe Benzema ia ka shpërblyer besimin. Jo vetëm gola, por edhe shumë lëvizje në ndihmë të shokëve. Sulmuesi ndihmon ekipin edhe në mbulim, e tërheq atë përpara dhe i tregon rrugën e duhur. Në shënjestër është Championsi i 14-të, që do të ishte i 5-ti për ‘Karim the dream”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë