Kombetarja

Reagon FSHF, sqaron ‘dënimin me kusht’ për tifozët dhe bën apel për sjellje korrekte

Gazeta Si – Pas dënimit të UEFA-s me 44 mijë euro gjobë dhe dënimin me kusht për mbylljen e pjesshme të stadiumit ‘Air Albania’, ka reaguar FSHF me një deklaratë zyrtare.

Me anë të kësaj deklarate u bëhet apel tifozëve që të shmangin incidente si ai me Poloninë, në mënyrë që të ndihmojë Kombëtaren për të arritur objektivat e saj, për të shkuar në Gjermani 2024.

Flakadanet e hedhur ne fushe gjate ndeshjes me Polonine. Gazeta Si, 20 shtator 2023

“Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA, që e gjobit FSHF-në me 44 mijë euro për hedhjen e fishekzjarreve në fushë, hedhjen e sendeve të forta, bllokimin e rrugëve të kalimit në sektorë të caktuar të stadiumit dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit në tribunat veriore dhe jugore.

Mbyllja e këtyre tribunave është me kushtin që në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi të mos ketë asnjë ndezje fishekzjarri në stadium. Vendimi për mbylljen e stadiumit është pezulluar për një periudhë prove, duke filluar nga ndeshja e radhës në shtëpi me Republikën Çeke.

Mbyllja e stadiumit do të ishte e dëmshme për ekipin tonë Kombëtar në këto momente, ku objektivi kërkon të ketë pranë dhe lojtarin e 12-të. FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve që mbështesin pa kushte Kombëtaren, të jenë korrektë me sjelljen në stadium, të mos përdorin mjete piroteknike, që do të dënojnë skuadrën dhe tifozët në ndeshjet e ardhshme vendimtare për fatin tonë drejt Gjermani 2024”, - shkruhet në deklaratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë