Komunitet

Ratifikohet marrëveshja e Sigurimeve Shoqërore midis Shqipërisë dhe Kanadasë

Kanadaja ka përfunduar procedurat për ratifikimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore Kanada-Shqipëri.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes rrjeteve sociale njoftoi se marrëveshja, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre.

Marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore u vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe kanadezë që jetojnë e punojnë në vendet respektive, duke koordinuar pagesat dhe përfitimet sipas planeve publike të pensioneve të dy vendeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë