Sociale

Raste infektimi në gjithë Shqipërinë, 24 orët e fundit 535 të prekur me COVID19 dhe dy vdekje

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 6173 testime, kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 535 qytetarë. Numrin më të madh e mban Tirana me 184 raste me pas vijnë zonat bregdetare; 53 raste në Shkodër, 37 në Vlorë, 29 në Durrës,  duke vijuar më pas me 19 raste në Malësi e Madhe, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, nga 13 raste në Sarandë, Elbasan, nga 12 raste në Lezhë, Kamëz, Fier... Shpërndarja e rasteve 24 orët e fundit kap gjithë zonat e Shqipërisë.

Aktualisht janë 4615 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 60 pacientë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 45 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 77 vjeç nga Tirana.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë