Politike

Raporti për Ahmetajn, 4 deputetë të PS nuk firmosin për kërkesën e SPAK në Këshillin e Mandateve (Emrat)  

Deputetët e mazhorancës votuan në bllok për kërkesën e SPAK  duke i hapur rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Nga 119 deputetë të pranishëm 117 prej tyre votuan pro, ndërsa vetëm tre deputetë abstenuan.

Në votimin përfundimtar në kampin e mazhorancës nuk pati surpriza, por në hartimin e raportit prej tyre, sigurisht që po.   

Kush votoi nga deputetët e PS anëtarë të Këshillit të Mandateve për Arben Ahmetajn?.

Nga deputetët e opozitës kanë votuar të pesë anëtarët e PD-së pavarësisht divergjencave që kanë brenda saj.

Interesante shihet kampi tjetër.

Për raportin kanë votuar vetëm katër anëtarë të mazhorancës në këshill, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Klevis Xhodhi dhe Arben Pellumbi.

Nuk kanë firmosur deputetët e tjerë të PS Blerina Gjylameti, Xhemal Qefalia, Taulant Balla dhe Lindita Nikolla. Kjo e fundit firmos si kryetare e Kuvendit, ndërsa Balla të enjten mbasdite është emëruar ministër i Brendshëm, megjithatë kjo nuk i jep ndonjë kompetence ligjore që ta justifikojë mungesën e firmës sa kohe që është ende deputet dhe madje ende ministër jo zyrtar sa kohe që të marrë kompetencat e plota duhet të betohet tek Presidenti i Republikës i cili aktualisht ndodhet jashtë Shqipërie.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë