Kosova

‘Raportet me SHBA janë të mira’/ Grenell nuk heq dorë nga kritikat ndaj Kurtit: Narrativë e rreme! Mos u mashtroni

Nga Gazeta ‘Si’- Vetëm brenda pak ditëve vijnë kritika të reja për qeverisjen Kurti nga emisari special i Donald Trump për misione speciale.

Reagimi i Grenell erdhi pasi një ditë më herët kryeministri i Kosovës Alban Kurti deklaroi se marrëdhëniet Kosovë- SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira sesa nën qeverisjen e tij.

Në një postim në Twitter, Grenell shkruan se qeveria e Kurtit nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Sipas tij, republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin.

Po ashtu, ai thekson se edhe BE-ja, NATO-ja dhe bashkësia ndërkombëtare janë bashkuar kundër Kurtit.

Mandej, Grenell shkruan se arsyeja se përse kompanitë amerikane nuk po zgjerohen në Kosovë, është për shkak të Kurtit. Ai gjithashtu thekson se narrativa e tij për raportet me SHBA është e rreme.

“Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri…dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan.

Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm.

Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.

Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit.

Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.

Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, shkruan Grenell.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë