Nga Gazeta ‘Si’- Kandidati për kryeministër i AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse Albin Kurti sërish bëhet kryeministër i vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk do të jetë pozitive për raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një emision televiziv, ai ka deklaruar se Amerika mund të largojë çdo mburojë që ka për Kosovën.
“Nuk kam qejf asnjëherë të jap lajmin e keq dhe besoni jam duke e zbutur. Ekziston rreziku real i heqjes së çdo lloj mburoje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën. Këtë po e them se jo që kam qejf, dhe jo se kam ardh në atë pikë që me këtë të fitojë vota. Por është rrezik real, të na hiqet çdo mburojë nga Amerika nëse ky njeri zgjidhet”, tha Haradinaj në Klankosova.
Haradinaj tha se deklarata e Richard Grenell, tregon me saktësi gjendjen e raporteve Kosovë – ShBA.
“Kjo që tha Grenell prapë është një gjuhë e butë, gjendja është edhe më keq, situata dhe marrëdhëniet e tona me Amerikën janë në fazë më të rrezikshme se sa e thotë ky qëndrim.
Edhe pse ky është i prerë dhe po e sqaron në saktësi gjendjen, prapë besoni se ai nuk ka kërcënuar se çfarë i ndodh Kosovës nëse e mbështetni këtë, por ka thënë mos u mashtroni, mos i besoni sepse i ka sjellë marrëdhëniet në një fazë të keqe”, tha Haradinaj.
Ramush Haradinaj, i referohet deklaratave të bëra nga i dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i cili sulmoi qeverinë e Albin Kurtiti. Grenell më (3 shkurt 2025) u shpreh se qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, po ashtu as gjatë mandatit të Joe Biden.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.