Kombetarja

Ramadani mesazh Italisë: Ndeshje komplekse, por Shqipëria luan për të fituar

Gazeta Si – Ylber Ramadani nuk është në formën e tij më të mirë, por ai mbetet një titullar i padiskutueshëm te Leçe, që dje barazoi me Romën. Pas ndeshjes, lojtari i Kombëtares shqiptare foli për mediat italiane, duke theksuar se kuqezinjtë mund ta fitojnë ndeshjen e pare të Europianit 2024 kundër Italisë.

Ylber Ramadani, mesfushori i Kombetares shqiptare. Gazeta Si, 2 prill 2024

“Që në fillim të ndeshjes mme Romën pata ndjesinë se mund të fitonim. Ata patën vetëm dy raste të rrezikshme, Leçe bëri shumë më tepër.

Në Kombëtaren shqiptare luaj me Bajramin dhe Asllanin, jam mësuar me ta. Te Leçe me Blin kam më shumë mundësi për të ecur përpara, sepse ai mbron më shumë. Kur kemi topin ne, dua të shkoj përpara për të shënuar.

Me Italinë në Europian do të jetë një ndeshje komplekse. Unë luaj këtu në Itali dhe e di, ata janë një ekip shumë i fortë, por ne gjithsesi do të luajmë për të fituar në atë ndeshje”, - tha mes të tjerash Ramadani për “Dazn”.

Mesfushori i Leçes ëhstë nga kuqezinjtë e paktë që luajnë rregullisht me skuadrat e tyre në Europë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë