Politike

Rama takohet në Lituani me Erdoganin: Folëm për veriun e Kosovës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan gjatë qëndrimit dy ditor në Vilnius të Lituanisë ku mbahet samiti i NATO-s   

“Vilnius, Lituani - Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës”, shkruan Rama

Më herët, kryeministri njoftoi se Presidentin e Francës, Emmanuel Macron do të vizitonte Tiranën ku sa duket në qendër të vizitës do të jetë situata në veri të Kosovës për të cilën Rama ka përcjellë disa propozime, ku përfshihet si aktor Franca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë