Politike

Rama: S’kemi nevojë për heronj, Albini mund t’i futet edhe zgjedhjeve në Tiranë. Ballkani i Hapur s’ishte nisma ime  

Kryeministri Edi Rama mbërriti mesditën e të premtes në Mal të Zi, në kuadër të turit të tij ballkanik.

Ndryshe nga pritja në aeroportin e Prishtinës, Rama u prit në Podgoricë nga Ministri i Brendshëm dhe i Mbrojtjes, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë  dhe Ambasadori i Shqipërisë në Malin e Zi

Më tej, Rama u takua me homologun e tij malazez, Dritan Abazoviç me të cilin zhvilloi një konference për shtyp.

Tre ishin çështjet që Rama preku i nxitur nga interesimi i medias.  Fillimisht Rama tha se rajoni nuk ka nevojë për heronj referuar Albin Kurtit.  

“Ne duam një paqe që të funksionojë për njerëzit dhe njerëzit që kanë më shumë shanse, mundësi pune, të ardhura dhe jo më shumë përralla dhe histori heroizmash, heroizmat i përkasin të kaluarës nuk kemi nevojë për heronj në rajonin tonë, por për modele të reja që të frymëzojnë të tërë se si të jemi me inovativ kreativ efiçent dhe si t’i bëjmë ekonomitë tona më të forta...”, tha Rama

E dyta lidhej me refuzimin e ftesës për takim nga Albin Kurti në Prishtinë.

 “Unë nuk shkova në Prishtinë për tu martuar me Albinin dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër që nusja nuk i doli në takim, unë shkova për të pasur takime si kryeministër i Shqipërisë dhe në mënyrë absolute nuk kam asnjë problem personal e aq më pak institucional  kam vetëm qëndrime të kundërta lidhur me një situatë të caktuar dhe këtë situatë duam ta trajtojnë në mënyrë të ndryshme, unë e trajtoj duke u ulur dhe të bisedojmë se bashku, Albini e sheh ndryshe, unë thjesht thashë dhe përsëris që në takimin e Tiranës pavarësisht se cili është qëndrimi i BE dhe vendeve të tjera në takimin e Tiranës  kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar dhe dëshiroj që të jemi të gjashtë bashkë aty, përtej faktit që mund të mos jetë i ftuar apo s’duan ta ftojnë në vende të tjera. Albin Kurti në Tiranë është në shtëpinë e vet, madje mund të futet edhe në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë nuk ka asnjë problem”, tha Rama, duke thënë më vonë se ai i ka bërë të ditur edhe drejtuesve të BE-së se takim me kryeministrat pa atë të Kosovës nuk ka. Sipas tij, i takon Kurtit, që të vendosë nëse do të vijë apo jo, duke iu referuar një takimi informal që do të mbahet në Tiranë me 17 korrik.   

Vëmendja tjetër e medias ishte tek Ballkani i Hapur nisma që Rama u impenjua mjaft madje duke e larguar edhe nga Albin Kurti.

Por në konferencë, Rama e ndau impenjimin për këtë nismë njësoj me të tjerët  

“Ballkani i Hapur nuk është kompania ime private që unë e hap dhe e mbyll. Ajo është një nismë e përbashkët ku unë kam pasur privilegjin të jem pjesë që 1000 here të kthehesha 1 mijë herë do ta rihapja, unë thjesht kam shprehur opinionin tim që Ballkani i Hapur e ka kryer misionin e vet por që nuk e imagjinoj që procese dhe nisma tashmë të konsoliduara do të duhet të ndalojnë të gjitha. Ballkani i Hapur nuk është kompania ime është një nismë e përbashkët...”, tha ai.

Media sërish e pyet.

“Ju thoni o brenda o jashtë por mund të jem dhe brenda edhe jashtë apo jo?”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë