Sociale

Rama: Respektoni protokollet që të mos izolohemi përsëri

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e organizuar për dhurimin e 60 respiratorëve për Shqipërinë, nga SHBA dhe NATO, deklaroi se këto pajisje do të vihen në përdorim për të mbrojtur jetë njerëzish nga COVID-19.

Rama theksoi se  60 respiratorët do të jenë një ndihmë e madhe, pasi përpara është një dimër i vështirë.

“Nga sot dhe këta respiratorë do të jenë në vijën në zjarrit për të mbrojtur jetë. Ndërkohë që ne jemi të aranzhuar që mos të lejojmë që kjo krizë shëndetësore të shndërrohet në krizë sigurie. Përpara se të bëhesha kryeministër dhe për shkak të detyrës, e kisha vëmendjen në këtë drejtim, se kam ditur dhe se kam menduar reputacionin që gëzojnë forcat tona të armatosura në gjirin e Natos. Se kam ditur e menduar se në rreshtin e gjatë të ushtrime shumë më të mëdha, njerëzit tanë vlerësohen si ekselentë. Në të gjitha nivele” përcaktoi Rama.

Ndërkohë gjatë fjalimit të tij, kryeministri bëri thirrje edhe një herë për qytetarët që nuk e besojnë se janë të rrezikuar nga Covid-19. Në këtë thirrje më e veçanta ishte për  pronarët e restoranteve dhe bareve, që të respektonin protokolli.

 “I lutem atyre që ushtrojnë aktivitetin e tyre në restorante, në bare, që të mos e përqeshin rrezikun, të mos e sfidojnë shtetin. Të mos e konsiderojnë tolerancën tone dhe mirëkuptimin tonë për vështirësitë e tyre dhe mos të vënë në rrezik jetën e tyre dhe qytetarët. Janë protokolle që dunën përcaktuar. S’është e vështirë për ne që të sulim policinë në bare e restorante, por a është kjo që duam? Ata harrojnë se duke bërë kështu, rrezikojnë të kontribuojnë për mbylljen e lokalit dhe të marrin mbrapsht një goditje marramendëse. Nuk është koha që të shfrytëzojnë çdo metër katror. Përqeshja ndaj rrezikut do të ishte katrastrofik. Në Gjermani nuk të lë të ulesh afër në restorant. Pse? Është një lojë e Bill Gate për t’i vënë cipa çunave të Laçit apo djemve të Vlorës. Apo duke i vënë çipa në gojë përmes gojës së këngëtarit. Apo çipi të pengojë zërin e këngëtarit të dasmës, është hata e madhe. Të mos bëhemi ne ata që mbyllin dyert e shtëpive, të lokaleve, makinave dhe të mbeten peng i papërgjegjshmërisë, i përqeshjes së një rreziku real. Sot je mirë dhe nesër je në tub. Nëse gjerat nuk shkojnë mirë, pasnesër nuk je fare,” shtoi Kryeministri, teksa theskoi se spitalet kanë kapacitete të plota.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë